Wednesday, July 24, 2013

Secili trajner dëshiron t’i ketë lojtarët e Barcës

Trajneri i porsa angazhuar i Barcelonës, Gerardo Martino, ka thënë se klubi i tij i ri i ka lojtarët që i do secili trajner.
Argjentinasi u konfirmua të martën si trajner i Blaugranëve duke zënë vendin e lënë bosh nga Tito Vilanova, i cili u detyrua të largohej për shkak të problemeve shëndetësore.
“Për karrierën time si trajner, me lojtarët që ka Barcelona, me Leon aty, është pikërisht ajo që dëshiron secili trajner. Shpresoj të jem po aq i mirë sa pritet nga unë dhe t’u ndihmoj që të vazhdojnë të fitojnë”.
“Jam shumë i lumtur që Barcelona më ka marrë parasysh mua dhe punën time. Shpresoj se gjithçka do të shkojë në mënyrë të përsosur...”.
“Qëllimi im i parë është që të përshtatem në klub me njerëzit e mi në mënyrën më të mirë. Pastaj do të luftojmë në secilën garë ku do të marrim pjesë”, ka deklaruar Martino në një konferencë me gazetarët në Argjentinë. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment