Wednesday, July 24, 2013

Behrami : Ky do të jetë viti i Napolit


Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, ka disa ditë që me skuadrën e tij dhe nën urdhëratë e trajnerit të ri, Rafael Benitez, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të garave.  Behrami thotë se me Benitezin tashmë napolitanët kanë krijuar një mentalitet tjetër.  “Ky duhet të jetë viti ynë. E kemi një mentalitet ndryshe, Benitez ka fituar shumë dhe unë dua ta ndjek atë deri në fund. Unë ndihem mirë këtu dhe kush e do vërtetë fanellën, ata janë tifozët”, ka thënë Behrami.  Behrami, i cili kërkohej nga Interi duket se ka vendosur që të mos largohet nga Napoli, skuadrën më të cilën do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Formacionet jozyrtare: Bayern vs Barcelona

Supersfida e sotme e Hoeness Cup në mes Bayern Munchen dhe Barcelonas ka ngjallur interesim të madh tek të gjithë sportdashësit anë e mbanë globit.  Ndeshja do të filloj në orën 18-30 ndërsa këto janë formacionet jo-zyrtare të publikuara në portalet botërore.

Edhe Arsenal pas Gustavos.

Luiz Gustavo është në radarin e Arsenalit, Wenger do të bëjë një ofertë për fituesit e Champions League që nga Daily Mirror thuhet së është rreth 15 milion paund.  Bayern Munich ka nënshkruar me Thiago Alcantra i cili luan në një pozicion të ngjashëm me Gustavon, dhe kjo është e kuptueshme se ai do të jetë zgjedhja e parë e Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm.  Gustavo është një mesfushor që luan para mbrojtjes, një pozicion që Arsenal ka shumë nevojë, dhe Arsenal duhet ta blejë patjetër në qoftë se ata duan të formojnë një mbrojtje të fort

Cruyff: Martino, si Rijkaard dhe Guardiola

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff, beson se Gerardo Martino mund të ndjekë hapat e Frank Rijkaard dhe Pep Guardiolas dhe të arrijë sukses, pavarësisht përvojës së paktë në Evropë.
Rijkaard ua solli Blaugranëve pesë trofe nga viti 2003 deri në vitin 2006, pavarësisht se më herët kishte drejtuar vetëm Sparta Rotterdamin në nivel klubi. Guardiola, i cili pasoi holandezin, erdhi drejt nga pozita e trajnerit të Barcelonës B, para se ta çojë klubin drejt periudhës më të suksesshme në histori.
Martino të martën u caktua trajner i ri i klubit pavarësisht se kurrë nuk ka qenë trajner në Evropë. Por Cruyff mendon se 50-vjeçari mund të jetë sukses në Camp Nou si pararendësit e tij.
“Në të vërtetë nuk e njoh Tatan. Pak gjëra di për të. Megjithatë, as Rijkaard dhe Guardiola nuk kishin fituar asgjë para se të fillojnë te Barcelona dhe përfunduan duke qenë shumë të suksesshëm. Nuk kam dyshime se Martino mund të ndjekë të njëjtën rrugë”, ka thënë Cruyff. /Telegrafi/ 

Secili trajner dëshiron t’i ketë lojtarët e Barcës

Trajneri i porsa angazhuar i Barcelonës, Gerardo Martino, ka thënë se klubi i tij i ri i ka lojtarët që i do secili trajner.
Argjentinasi u konfirmua të martën si trajner i Blaugranëve duke zënë vendin e lënë bosh nga Tito Vilanova, i cili u detyrua të largohej për shkak të problemeve shëndetësore.
“Për karrierën time si trajner, me lojtarët që ka Barcelona, me Leon aty, është pikërisht ajo që dëshiron secili trajner. Shpresoj të jem po aq i mirë sa pritet nga unë dhe t’u ndihmoj që të vazhdojnë të fitojnë”.
“Jam shumë i lumtur që Barcelona më ka marrë parasysh mua dhe punën time. Shpresoj se gjithçka do të shkojë në mënyrë të përsosur...”.
“Qëllimi im i parë është që të përshtatem në klub me njerëzit e mi në mënyrën më të mirë. Pastaj do të luftojmë në secilën garë ku do të marrim pjesë”, ka deklaruar Martino në një konferencë me gazetarët në Argjentinë. /Telegrafi/

Reali të harxhojë 150 milionë në Bale?

The Sun, mbështetur në informatat nga burimet e veta ka bërë një matematikë për të nxjerr një shumë prej 152 milionë euro (131 milionë funte) të cilën Reali planifikon ta harxhojë në Bale.
Sipas të përditshmes britanike, Reali duhet fillimisht të paguajë 93 milionë euro (81 milionë funte) për transferimin e lojtari, dhe më pas 59 milionë euro (51 milionë funte) për pagën e tij gjatë gjashtë viteve.
Sipas mediave spanjolle, marrëveshja tashmë është arritur, edhe pse menaxheri i Spurs, Andre Villas-Boas, mbetet i bindur në qëndrimin e lojtarit. /Telegrafi/ 

Sunday, July 21, 2013

Moyes:Mourinho kujdes me Rooney!

Menaxheri i Manchester United, David Moyes, e ka bërë të qartë se ai nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që trajneri portugez i Chelseat, Jose Mourinho, të luajë lojërat e tij psikologjike për Wayne Rooneyn.
Mourinho hapur ka dalur duke shprehur interesimin e tij për Wayne Rooneyn në mënyrën e tij karakteristike dhe Moyes ndjen se për të kjo do të jetë më shumë se një luftë në fushë me portugezin.
“Theksi i tij po më duket sikur i imi dhe nëse vini nga Glasgow atëherë kënqeni me këto gjëra, kështu që mi sillni këtu”, ka theksuar Moyes duke iu referuar Mourinhos.