Wednesday, July 24, 2013

Cruyff: Martino, si Rijkaard dhe Guardiola

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff, beson se Gerardo Martino mund të ndjekë hapat e Frank Rijkaard dhe Pep Guardiolas dhe të arrijë sukses, pavarësisht përvojës së paktë në Evropë.
Rijkaard ua solli Blaugranëve pesë trofe nga viti 2003 deri në vitin 2006, pavarësisht se më herët kishte drejtuar vetëm Sparta Rotterdamin në nivel klubi. Guardiola, i cili pasoi holandezin, erdhi drejt nga pozita e trajnerit të Barcelonës B, para se ta çojë klubin drejt periudhës më të suksesshme në histori.
Martino të martën u caktua trajner i ri i klubit pavarësisht se kurrë nuk ka qenë trajner në Evropë. Por Cruyff mendon se 50-vjeçari mund të jetë sukses në Camp Nou si pararendësit e tij.
“Në të vërtetë nuk e njoh Tatan. Pak gjëra di për të. Megjithatë, as Rijkaard dhe Guardiola nuk kishin fituar asgjë para se të fillojnë te Barcelona dhe përfunduan duke qenë shumë të suksesshëm. Nuk kam dyshime se Martino mund të ndjekë të njëjtën rrugë”, ka thënë Cruyff. /Telegrafi/ 

No comments:

Post a Comment